Site icon Gjakovapress

Prej të hënës vazhdon vaksinimi i rregullt i fëmijëve

Ecuritë e përhapjes së Covid 19 në Kosovë , po shkojnë drejtë një qetësie që padyshim se është reflektim i respektimit të masave mbrojtëse që po aplikohen gjithandej vendit tonë. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, raportet e fundit të IKSHPK-së  i shohin si një hap pozitiv drejtë kontrollit me kujdes të përhapjes së Covid 19. Dr. Flori Bakalli, shef i Njësisë së Urgjences në QKMF ka thënë se në komunën e Gjakovës tash e 13 ditë nuk ka asnjë rast me Covid 19.

Të gjitha këto kanë bërë që në bashkëpunim me IKSHPK të merret vendim për fillimin e vaksinimit të fëmijëve që, për shkak të masave parandaluese kundër Covid 19, ishte ndërprerë për gati dy muaj. Ai ka njoftuar për rifillimin e procesit të vaksinimit të fëmijëve deri në moshën 18 muajshe.

“Prej 4 Majit në Qendrën e vaksinimit në QKMF, do të filloi vaksinimi  Ky proces do të vazhdoi me një organizim të mirëplanifikuar duke i përcaktuar më parë terminet e sjelljes së fëmijëve në Qendrën e vaksinimit. Nëpër të gjitha QMF janë informacionet dhe telefonat përmes të cilit prindërit mundë të marrin terminin e duhur,  se kur duhet ta sjellin fëmiun për vaksinim, duke iu shmangur kështu pritjeve”, ka thënë dr. Flori Bakalli.

Ai ka bërë me dije se ky organizim ka për qëllim që të shmangen tollovit në Qendrën e vaksinimit, kurse ka kërkuar që gjatë vaksinimit të shkojnë vetëm prindi dhe fëmijët pa përcjellës të tjerë.

 

Tashmë dihet se Vaksinat kanë efekt në ruajtjen dhe mbrojtjen e fëmijëve. Çdo vit, imunizimi shmang rreth 2-3 milionë vdekje të fëmijëve nga sëmundjet vdekjeprurëse që i prekin fëmijët në mënyrë jo-proporcionale (të dhënat e Imunizimit Global 2012, të OBSH & UNICEF)”.

Exit mobile version