Premiera e tretë për këtë vit “Let’s have sex”
Teatri I qytetit Hadi Shehu të premten në mbrëmje sjellë në skenë premierën e tretë për këtë vit ,shfaqjen “Let’s have sex” të autorit Valentin Krasnogorov, përkthyer nga Bardhi Bakija e në regji të Valon Pallaskës . Pallaska ka prapa vetes një ekip prej pesë aktorësh, të cilët janë të angazhuar në teatrin e qytetit.
Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Yllka Lota dhe Altina Kusari, janë kasta e kësaj shfaqjeje, përderisa premiera do jepet të premten me 17 Nëntor.
Që nga titulli i shfaqjes, në dëgjim të parë, të intrigon të dish se për çka saktësisht bëhet fjalë dhe çfarë trajton shfaqja e Pallaskës me skenografi të Petrit Bakallit.
Drejtoria e Teatrit ka bërë të ditur se ka pasur një interesim të madh dhe se të gjitha biletat për premierë janë shitur. Adhuruesit e artit skenik këtë shfaqje mundë ta ndjekin në reprizat me datat: 18 – 22 dhe 23 Nëntor prej ores 20.00.