Monday, December 30, 2024
Kulturë

“Prenk Jakova” koncert për pavarësinë e Kosovës

shkolla e muzikesKori dhe Orkestra e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, për nder të shtatëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të hënën në mbrëmje shfaqi një koncert me vepra të kompozitorëve të ndryshëm. Programi u mirëprit nga publiku që kishte mbushur sallën e shkollës së muzikës.

Pas intonimit të himnit të Kosovës kori dhe orkestra interpretuan në mënyrë të shkëlqyeshme këngën “Dua më shumë Shqipërinë” për të pasur edhe me 10 pika tjera artistike të Adieumus, Ë.A.Mozart e tj.

Talentët e rinjë të korit dhe orkestrës dëshmuan se në këtë vatër të arsimit dhe edukimit muzikor po punohet me përkushtim të madh.

Krijimtaria kombëtare muzikore zgjoi akoma më tepër kërshërinë e publikut. Me pika solistike u prezantuan : Nezafete Shala, soprano e cila interpretoi këngët “Mollë e kuqe top sheqere” (Gjon Shllaku dhe këngën shkodrane “Tash sa ditë e mot” dhe  Adhurim Grezda, bariton, me këngët “Nostalgji” të Pirro Çako dhe “Po ti ça I ke thanë dikuj” të Lola Gjoka.

Në piano u prezantuan Nezahate Shala dhe Besim Qorri. Dirigjentë ishin Astrit Pallaska dhe Hajrullah Syla.