Pas intonimit të himnit të Kosovës kori dhe orkestra interpretuan në mënyrë të shkëlqyeshme këngën “Dua më shumë Shqipërinë” për të pasur edhe me 10 pika tjera artistike të Adieumus, Ë.A.Mozart e tj.
Talentët e rinjë të korit dhe orkestrës dëshmuan se në këtë vatër të arsimit dhe edukimit muzikor po punohet me përkushtim të madh.
Krijimtaria kombëtare muzikore zgjoi akoma më tepër kërshërinë e publikut. Me pika solistike u prezantuan : Nezafete Shala, soprano e cila interpretoi këngët “Mollë e kuqe top sheqere” (Gjon Shllaku dhe këngën shkodrane “Tash sa ditë e mot” dhe Adhurim Grezda, bariton, me këngët “Nostalgji” të Pirro Çako dhe “Po ti ça I ke thanë dikuj” të Lola Gjoka.
Në piano u prezantuan Nezahate Shala dhe Besim Qorri. Dirigjentë ishin Astrit Pallaska dhe Hajrullah Syla.