Tuesday, December 31, 2024
AktualeKulturëLajme

Pritje për Florent Abrashin

FlorentiGjakova i bëri pritje solemne fituesit të zërit më të mirë shqiptarë. Kryetarja e Komunës së Gjakovës ka pranuar si dhuratë për Komunën të cilën e udhëheq trofeun e fituesit të “Voice of Albania 3”, të cilën ia ka dedikuar vet ngadhnjyesi Florent Abrashi. “Uroj që këtë trofe ta mbani sa më mirë dhe tu sjellë fat dhe juve pasi e meritoni” ka pohuar talenti Florent Abrashi me rastin e dhurimit të trofeut. Ndërkaq, kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur për talentin e gjakovarëve gjithandej, duke thënë se “është një fillim i mirë për ne, pasi zërat tanë të mrekullueshëm po kalojnë edhe kufijtë e vet Kosovës”. Para një numri të theksuar të qytetarëve, kryetarja e komunës bashkarishtë me ta kanë uruar talentët gjakovarë, ku pos që u bënë një pirtje në shenjë mirënjohjeje, njëherit Florent Abrashi dhe Albi Xhepa kanë performuar para qytetarëve të shumtë.