Wednesday, January 1, 2025
Aktuale

Prizreni mori kamion pastrues nga Japonia e Gjakova jo!

kamioni

Shpëtim Rudi  këshilltar nga AKR-ja dhe zëvendës ministër në  Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor duke u përgjigjur në pyetjet e disa këshilltarëve në mbledhjen e dytë për këtë vit të Kuvendit Komunal, se,  pse Gjakova nuk po përfiton donacione me kamion pastrimi siç u veprua me Prizrenin, tha se së shpejti edhe komuna e Gjakovës do të përfitoj.

“Sa i takon Ministrisë ku unë punoi, gjatë vitit të kaluar janë ndarë 900 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Krena që ka filluar vjet e vazhdon edhe sivjet. Sa i takon pastrimit të ambientit, Gjakova do të përfitojë 900 kontejner për mbeturina ndërsa projekti më i madh do të jetë ai i trajtimit të ujërave të zeza në vlerë prej 15 milion eurove. Tetë milion do të ndajë Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe shtatë milion  nga Banka gjermane KfW”,theksoi Rudi.