Site icon Gjakovapress

Prodhuesit bujqësor po grumbullojnë bereqetin

Moti mirë që po mbretëron këtyre ditëve ka intensifikuar më tepër punët e ditës në bujqësi. Perimtarët dhe pemëtarët janë në vlugun e grumbullimit të perimeve dhe pemëve.  Rreth një mijë hektarë me perime kanë qenë të mbjella këtë pranverë me të gjitha llojet e perimeve ku padyshim se dominojnë domatet dhe specat. Edhe pemtarët flasin për një vit të bereqetshme të pemëve. Kumbulla, mollë dhe rrush ka me rendiment të lartë dhe me cilësi. Këtyre ditëve ka hyrë në vlug të punëve vjelja e rrushit dhe mollëve që në komunën tonë  shtrihet në më shumë se 120 hektarë. Dikur këto pemë në komunën tonë ishin të shtrira në mijëra hektarë. Në përfundim të punëve janë edhe prodhuesit e misrit,  të cilët tashmë kanë korrë rreth 4 mijë hektarë me misër.

Se prodhuesit bujqësorë janë në fazën e rëndësishme të grumbullimit të bereqetit të sivjetmë kjo u hetua edhe sot  në tregjet e gjelbra të Gjakovës që ishin të mbushura me pemë dhe perime të stinës.

Në anën tjetër lavërtarët po bëhen gati për fushatën e mbjelljeve vjeshtore ku tërësisht do të dominoi gruri.

Exit mobile version