Disa fjalë e shprehje shqipe pak të dëgjuara e pak të shfrytëzuara vazhdojnë të botohen edhe në numrin më të ri të revistes Gjakovapress, nga profesori i Gjuhës Shqipe, Besim Këpuska. Ne i shkëputem vetë disa nga mbi 330 fjalë e shprehje të këtilla
187. Më mallëngjen sa më mbushen sytë me lot. – RRËMBUSH
188. Mbulesë shtrati, batanije. – KUVERTË
- Më merr malli shumë për dikë, më këputet shpirti për të, kam dëshirë të madhe për diçka. – LEKTIS
- Mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve të tjera që hidhen ose u jepen kafshëve. – TË LËNAT
- Mashë me dy maja të kthyera – MASHBIGË
- Mundohem të bëj diçka, bëj përpjekje, për diçka, bëj çmos. – MËQAKEM
- Masë a përmbajtje me të ngrënë e me të pirë, qokë. – PËRKORE
- Mendohem thellë për diçka, e rrah mirë me mend – PËRSIATEM
- Malli e dashuria që ndjejmë për dikë a për diçka – PLËNGU
- Nuk e mbaj, e ha (fjalën që kam thënë) – SHNOT
- Ngjitet në fund të enës dhe digjet, ciknoset – ZHEZHITET
- Ngulit diçka në mendje, në zemër a në kujtesë, e mbaj për shumë kohë – TIPOS
- Nxjerr një fidan nga toka dhe e mbjell në një vend tjetër – ARTIS
- Ndriçimi i qiellit nëmëngjes para se të lindë dielli, agu i mëngjesit – AURORA
- Në gjendje gjysmë të dehur dhe në qejf – ÇAKËRRQEJF….
(Më gjërësisht në shkrimin e plotë që mund ta gjeni në Revisten Gjakovapress nr. 132)