Gjakovapress

prof.dr. Jahja Kokaj: Gjakova do te behet nje qender shkencore

Kujtime

22 dhjetor  2009  Gjakova PRESS

Në muajin shtator (16.09.2009), në pikën më të lart të Gjakovës, në kodrën e “Çabratit Plak” që në vete ngërthen historinë e Gjakovës në shekuj , nisi ndërtimi i muzeut shkencor, i pari në trojet shqiptare dhe në Ballkan, në kuadër të së cilit do të jetë Planetariumi dhe Observatori nën përkujdesjen e shkencëtarit prof.dr. Jahja Kokaj. Kjo ishte dhurata më e çmuar e vitit 2009, prandaj në këtë numër festiv të gazetës, zhvilluam një bisedë për ta njohur nga afër krijimtarinë e tijë jo vetëm shkencore.
Prof. Kokaj shquhet për të arriturat në fushën e astronomisë dhe si shkencëtarë me zë ka punuar që nga Universiteti i Prishtinës e deri në Universitetet më të njohura botërore. Aktualisht punon në Universitetin e Kuvajtit. Muzeu shkencor në Gjakovë nisi të ndërtohet me investimet vetanake për të vazhduar pastaj me periudhën e kompletimit me teleskopët bashkëkohorë që mundësojnë depërtimet në thellësinë e qiellit.

Gjakova falë projektit tuaj po bëhet qendër e hulumtimeve të rëndësishme shkencore. Për çfarë projekti është fjala?
Po në Gjakovë, saktësisht në Kodër të Çabratit do të ndërtohet një Planetarium dhe një observator. Këta së bashku konstituojnë një qendër edukativo-shkencore të paren e këtij lloji në të gjitha trevat shqiptare, përfshi Kosovën dhe Shqipërinë.
Planetariumi është objekt edukativ i cili ka një tavan apo kupolë me sipërfaqe konkave e cila shërben për projektimin e imazheve kosmologjike. Në planetarium, vizitoret, mendohet në studentë, nxënës por edhe qytetar të tjerë, me mjete auditive-vizuale për një kohë të shkurtër , për një orë mësimi do te mësojnë gjera qe vërtet do të jenë fascionante. Kanë të bëjnë me dukuritë qiellore, yjet, galaktikat dhe lëvizjet e tyre. Të gjitha këto janë njohuri për hapësirën qiellore që na rrethon dhe për Universin dhe elementet e tij. Ata që kanë vizituar planetariume besoj që e kanë fituar një eksperience të veçantë mbresëlënëse jetësore.
planetarium 2Pra me këto vizita mendoj që do të ngjallet kureshtja e të rinjve të cilët ndoshta hulumtimet qiellore do ti bëjnë edhe profesion. Për këtë qellim kemi planifikuar ta vendosim edhe observatorin aty afër, ku do të jetë teleskopi me të cilin do të observohen jo vetëm yjet por edhe thellësitë e galaktikës sonë – SHTEGUT TË QUMSHTIT, por edhe galaktikave të tjera në thellësi të Universit. Teleskopi do të jetë i pajisur me spektroskopë me të cilët do të bëhet e mundur të matet edhe lëvizja e yjeve dhe trupave të tjerë qiellore por edhe struktura e tyre kimike, temperatura e tyre dhe parametrat të tjerë fizike. Matjet e këtilla mundë të gjenerojnë rezultate origjinale shkencore. Pra, në të ardhmen afatgjate planifikojmë që në këtë pikë hulumtuese astronomike apo në këtë muze shkencor të bëhen edhe hulumtime shkencore nga astronomia. Hulumtues të profilit të këtillë akoma nuk kemi në trevat tona shqiptare.
Pra në Kodrën e Çabratit të Gjakovës do të fillojnë edukimet kosmologjike me anë të Planetariumit, dhe hulumtimet të cilat shënojnë një nismë të re edukativo-shkencore që nuk ka ekzistuar gjerë tani në trevat e Shqipërisë, Kosovës apo gjetiu në trevat shqiptare. Për më shumë në revisten “Gjakovapress”…….
Intervistoi: Zeki Vehapi

Exit mobile version