Thursday, March 28, 2024
Gjakova Presss

Prof.Jahja Kokaj , letër nga Kuvajti për Gjakovapress

Meqë kam qenë  I kyçur në veprimtarinë dhe funksionimin e jetës në Gjakovë , posaçërisht me informacionet e Gjakovapresit,  dhe meqë gjendem larg atdheut  kam dëshirë që të ju përshëndes në këtë mënyrë.

Pas shumë ngjarjeve jo të mirëseardhura të para, gjatë dhe pas luftës, krahas lirisë që fituam, themelimi i gazetës Gjakovapress është një nga arritjet e shënuara pozitive.

Sot festojmë 5-vjetorin e kësaj gazete e cila  me shkrimet shumë atraktive  është fut në kureshtjen dhe zemrat e gjakovarëve.

Imazhi I saj I bukur dhe kolorit jo vetëm në aspektin vizual por edhe përmbajtjesor,  bënë që gjakovaret me pa durim të presin ditën e botimit vijues të kësaj gazete periodike.

Redaktori z.Zeki Vehapi dhe redaksia e Gjakovapressit bëjnë jo vetëm përshkrimin besnik të ngjarjeve relevante në Gjakovë dhe pjesët e saja rurale, por edhe iniciojnë çështje , probleme dhe halle te cilat janë të lidhura me ekonominë, aspiratat dhe  jetën e qytetareve.

Veprimtarinë e Kuvendit komunal  të karakterit administrative dhe praktik Gajkovapresi e ka reflektuar në mënyrë adekuate dhe kritike me informacione të ngjarjeve të rëndësishme të ilustruar me ngjyra dhe foto te bukura.

Kompetenca profesionale e autorëve dhe redaksisë së Gjakovapresit është demonstruar edhe në reflektimin e  ngjarjeve kulturore , artistike dhe sportive.  Rrjedhimisht secili qytetar me ëndje ka lexuar Gjokovapresin meqë aty secili e  ka gjetur vetveten, hallet , gëzimet dhe  aspiratat e qytetareve.

Koha pesëvjeçare nuk është e gjatë , por për Gjakovapresin ishte e mjaftueshme për ta parë në mënyrë shumë të dukshme nismën dhe zhvillimin e hovshëm të veprimtarisë së sajë informative , analitike dhe mobilizuese .  Nga gradacioni I zhvillimit të kësaj gazete mundë të pritet një ardhmëri brilante të këtij medium informative dhe kulturor.

Gjakovapressi, autoret dhe redaksia e saj nuk  harrojnë bashkëqytetarët   në diasporë duke vënë në funksion portalin informativ në internet.. Me shkrimet e saja afirmative bënë lidhjen e jetës dhe veprimtarisë të kësaj pjese të gjakovareve me qytetaret e Gjakovës që jetojnë në atdhe. Pra në këtë mënyrë bëhet lidhja e njerëzve dhe veprimtarive të tyre në dobi të zhvillimit të gjithmbarshëm gjakovar dhe kombëtar.

Pa dyshim mundë të konstatohet që me këtë hov të zhvillimit profesional Gjakovapresi po gjeneron historinë dhe kronologjinë e saj brilante. Me profesionalizmin dhe punën e zellshme Gjakovapress-i po bëhet shembull apo moster për gazetat ditore apo periodike  të ndryshme kohore në Kosovë.

Në fund nga zemra ju uroj përvjetorin! Zoti e bekoftë Gjakovën, Kosovën dhe shqiptarët kudo që gjenden. ! Gezuar!

  Me respekt të  veçantë– Jahja Koka