Thursday, January 2, 2025
Lajme

Progres në shkollimin e komuniteteve RAE

Komuna e Gjakovës, viteve të fundit ka arrit progres në arsimin dhe edukimin e komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjyptas. Fal aktivitetit të shtuar në ngritjen e vetëdijesimit të komuniteteve pakicë dhe mbështetjes së Kuvendit komunal, qendrës së komuniteteve dhe OSBE-së, është arritur që shkalla e përfshirjes së nxënësve të këtyre komuniteteve nga viti në vit të rritet. Aktualisht nëpër shkollat fillore të Gjakovës mësimet i vijojnë 1 mijë e 614 filoristë dhe 115 nxënës në shkolla të mesme të Gjakovës. Megjithë këto rezultate, mbetet brengë e madhe për komunitetet RAE, vetëdija e ulët për nevojën e përfshirjes së të gjithë fëmijëve në shkollim, gjendja e rëndë ekonomike dhe martesat e hershme.

Kështu u tha të enjten,  në   tryezën e rrumbullakët që u organizua me mbështetjen e OSBE-së dhe Kuvendit Komunal me qëllim të ngritjes së  vetëdijesimi mbi qasje në arsimim të fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në komunën e Gjakovës.

Kjo tryezë ka mbledhë përfaqësues nga komuna e Gjakovës, Drejtoria e Arsimit, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës, prindër të fëmijëve si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe po shërben  për të shkëmbyer praktikat më të mira si dhe nxjerrjen e mësimeve lidhur me qasjen në arsimim për fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës, nga zonat urbane si dhe ato rurale.

Për rëndësinë e arsimit dhe edukimit të komuniteteve RAE folën Vasiliki Chatzikamari dhe Bahrije Muqa zyrtare  në OSBE, të cilat theksuan se arsimi është çelësi për një të ardhme të suksesshme ndaj zotimet duhet të realizohen për një mbështetje të veçantë për nxënësit e komuniteteve egjiptian, ashkali dhe rom.

“Unë besojë se të gjitha rekomandimet që dolën nga kjo tryezë do  të merren parasysh. Jo vetëm zyrtarët por edhe prindërit dhe të gjithë sëbashku duhet  të merren me  problematiken e përfshirjes së komuniteteve në arsimim” tha Chatzikamari  .

Ndërsa për përpjekjet e komunës së Gjakovës në realizimin e synimeve për arsimin dhe edukimin e komuniteteve pakicë, folën Silvana Haxhikadrija, drejtoreshë e Arsimit dhe Armend Behluli, shef i Zyrës Komunale për komunitete dhe Kthim.

“Një barrë të madhe e bart vet komuniteti, vet prindërit,  sepse kanë obligim të kujdesen për ardhmërinë e fëmijëve të tyre” tha Haxhikadrija.

Ndërsa Behluli tha se  “Komuna e Gjakovës është shembull për komunat e Kosovës sa i takon arritjeve në përfshirjen e nxënësve të komuniteteve pakicë në arsimin fillor”, tha Behluli.

Përvojat e veta në shkollat fillore “Zef Lush Marku” në Brekoc dhe dhe një prezantim të braktisjes së nxënësve, i tregoi Kriger Ramoja drejtor në shkollën e Brekocit, i cili tha se…”Derisa në vitin shkollor 2001 kishte vetëm  66 nxënës të komuniteteve RAE, në këtë vit shkollor, në këtë shkollë mësimet i vijojnë 186 nxënës, apo 27 % e nxënësve të shkollës.

Gjatë tryezës së sotme iu bë një vështrim edhe rolit të familjes në arsimin formal dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë për avancimin e procesit të përfshirjes së nxënësve të komuniteteve RAE në shkollim, me ç’rast Nevruz Tafoshi theksoi rolin e  madh që kanë drejtuesit e lagjeve ku jetojnë komunitetet si dhe nevojën e ndëshkimit për gjithë ata nxënës që nuk i vijojnë mësimet.