Gjakovapress

Publikohet lista e përfituesve nga subvencionet e shëndetësisë

Spitali-rajonal-Isa-Grezda-GjakoveHallet e mëdha të qytetarëve që kanë me shëndetin kanë bërë që ti drejtohen për ndihmë komunës. 265 qytetarë të komunës së Gjakovës, me sëmundje të rënda si tumoret apo sëmundjet e zemrës, kanë përfituar ndihma financiare nga drejtoria komunale e shëndetësisë. Kjo drejtori e ka publikuar listën e përfituesve, sipas të cilës shihet se komuna e Gjakovës  në tërësi kanë ndarë 56 mijë e 600 euro. Varësisht prej problemeve të tyre shëndetësore, këta qytetarë kanë përfituar prej 100 deri në 400 euro, shumë kjo që në fakt nuk është asgjë në krahasim me nevojat e këtyre njerëzve. Këtë fakt e kanë pranuar edhe në drejtorinë komunale të shëndetësisë, megjithatë në këtë drejtori kanë bërë të ditur se ky është kapaciteti momental financiar. Sipas tyre, për dallim prej vitit të kaluar kur janë ndarë 50 mijë euro, këtë vit janë shtuar edhe 20 mijë euro më shumë, por edhe kjo shumë është tepër e vogël në krahasim me numrin e madh të kërkesave dhe nevojat që kanë qytetarët e komunës së Gjakovës.

Exit mobile version