Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Qendra dhe dalja për Prizren me lëvizje nëpër rrugët alternative

Për shkak të punimeve në shtrirjen e rrjetit të Impiantit të Ujërave të Zeza, prej dje  është ndaluar qarkullimi i automjeteve në rrugën ‘’Beqir Kastrati’’ nga udhëkryqi me rrugën ‘’Nëna Tereza’’ deri tek udhëkryqi me rrugën ‘’Ferid Domi’’. Ndërsa është liruar për qarkullim rruga ‘’Nëna Tereza’’ e cila deri më sot ishte e bllokuar. Ky ndalim qarkullim vlen deri më datën 29 qershor, thonë  në  drejtorinë e shërbimeve publike , duke i lutur qytetarët që të shmangin qarkullimin e panevojshëm nëpër këto rrugë si dhe të përdorin rrugët alternative për qarkullim.

Nga data 12.06.2019 ka ndryshim të qarkullimit të automjeteve në rrugën Gaspër Karaqi (Dalja e qytetit për Prizren) nga Pompa e benzines Nesim Bakija. Për arsye të ndërtimit të rrugës qarkore, u demolua ura . Si rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve po  përdorën rrugët ‘’Ali Ibra’’, ‘’Qazim Lleshi’’, ‘’Avdullah Bablija’’ dhe ‘’Petro Nini Luarasi’’, gjegjësisht trafiku i automjeteve është  orientuar  përmes lagjes Kolonia, Rezina dhe rruga Transite. (SHIKO SKICEN E BASHKANGJITUR). Për shkak të këtij ndryshimi në rrugen transite janë shtuar kolonat për kyqje në rrugen alternative ose dalja nga ajo. Ura e e njohur si Ura e Llukacit pritet të vehet në funksion pas një muaji.