KRU Gjakova ka njohtuar se të premten me 3 Maj 2024 , për arsye të punimeve në kolektorin kryesor të rrjetit të kanalizimit në Qendër të Qytetit të Gjakovës është e detyruar që të ndërpres furnizimin me ujë për një pjesë të qytetit.
“Ndërprerja e furnizimit me ujë është e domosdoshme për arsye të kompleksitetit të punimeve, meqenëse gypi i ujit të pijes Ø 400, është afër kolektorit në të cilin do të intervenohet. Ndërprerja e furnizimit me ujë do filloi nga orët e para të mëngjesit deri në përfundim të punimeve. Zona që do atakohet nga kjo ndërprerje e furnizimit me ujë, fillon nga Rr: “UÇK” duke përfshirë pjesën Qendrore të Qytetit-Gjakovë, “Blloku i Ri” si dhe Lagjja “Brekoc”, thuhet në njohtimin e KRU Gjakova..