Sunday, September 1, 2024
Aktuale

Qendra ende pa ujë të pijes- furnizimi me cisterna

Qendra e qytetit dhe disa zona përreth nga mëngjesi i djeshem kanë ngel pa furnizim me ujë të pijes. Kjo nga shkaku se në afërsi të Bibliotekes Ibrahim Rugova, po kryhen punime në kolektorin  kryesor të rrjetit të kanalizimit përbri të cilit është edhe tubi krysor i ujësjellësit. Përkundër përpjekjeve të ekipeve të punës  gjatë gjithë ditës së djeshme, as sot për këtë zonë të qendres së qytetit, nuk ka ujë të pijes. Punimet po vazhdojnë edhe sot, ndërsa nuk ka ndonjë konfirmim se kur do të rikthehet furnizimi me ujë të pijes për shkak të punimeve të komplikuara që po realizohen.

Furinizimi i perkohëshem me ujë, për konsumatorët që kanë mbetur pa furnizim për arsye të punimeve në rrjetin e kanalizimit, deri në eliminimin e defektit po bëhet permes cisternave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *