Qershori muaji i vajzave!!! Raporti mujor i Spitalit Isa grezda
Gjatë muajit Qershor , në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë ka pasur 155 lindje, 5 më shumë se një muaj më parë. Derisa në muajin Maj kishte 75 djem e 75 vajza , në muajin Qershor lindën 74 djem e 82 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 57).
Më poshtë po japim raportin mujor të punës së Spitalit Isa Grezda, gjatë muajit Qershor.
Gjatë muajit Qershor, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar: 1.071 pacientë (139 në Kirurgji, 50 në Ortopedi, 32 në Urologji, 9 në ORL, 333 në Gjinekologji, 152 në Neonatologji, 59 në Pediatri, 85 në Interno, 22 në Infektiv, 51 në Neurologji, 24 në Psikiatri, 21 në Pulmologji, 11 në Dermë, 24 në Kujdes intenziv dhe 59 në Njësinë Koronare).
Janë kryer 208 operacione (69 operacione Kirurgjike, 38 operacione Ortopedike, 17 operacione Urologjike, 7 në Oftalmo dhe 77 operacione Gjinekologjike).
Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 6596, 1060 shërbime në Ro-Kabinet dhe 206 CT-ja.
Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2180.
Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 863 shërbime të Dializës (746 të Komunës së Gjakovës dhe 117 jashtë Kosovës).
Me respekt
Zyra për Informim
Spitali i Përgjithshëm – Gjakovë