Gjakova është nikoqire e Komedia festit nga 9 deri me 15 shtator. E qeshura dhe muzika e kanë karakterizuar natën e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë, “Komediafest”, që të hënen e hapi edicionin e dytë në Gjakovë.
Ndonëse është shfaqur premierë vetëm pak muaj më parë, komedia e Teatrit Profesionit të Gjakovës “Revolveri” e cila edhe e ka hapur festivalin, është përciellur me interesim të madh në sallen e stërmbushur të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”. Ky numër i madh ka garantuar se ashtu sikurse në edicionin e parë, edhe në këtë të dytin interesimi i vizitorëve do të jetë i madh.
Festivalin zyrtarisht e kanë hapur kryetar i Gjakovës Pal Lekaj dhe dy nga organizatorët Lekë Rezniqi e Elida Shasivari. Duke u ndjerë mirë për interesimin e adhuruesve të teatrit jo vetëm nga Gjakova, Lekaj ka thënë se me këtë festival dhe me këtë numër të madh të shikuesve, Gjakova po dëshmon se është qytet me traditë dhe sens të mirë të teatrit e kulturës në përgjithësi. Nga ana tjetër, organizatorët kanë paralajmëruar se për 7 netët e festivalit janë përzgjedhur 7 shfaqje të mrekullueshme nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa pritet që të mos mungojnë edhe befasitë tjera gjatë aktiviteteve tërë ditore.
Në hapje të festivalit, organizatorët kanë nderuar me mirënjohje post – mortum dy ikonat e komedisë kosovare, Xhevat Qenën dhe Gani Jetishin.
“E kanë gjet vendin adekuat ku me e organizu këtë festival të komedisë. Gjakova gjithmonë e ka kultivu komedinë dhe gjakovarët gjithmonë e kanë përciellur komedinë. Unë e dua shumë komedinë, prandaj jam e lumtur që jam ftuar dhe do të rri tërë javen në Gjakovë”, ka thënë ndërkohë aktorja Leze Qena, teksa mirënjohjen e ndarë për të ndjerin Xhevat Qena e ka quajtur si nderë i madh që i bëhet figurës dhe familjes së të ndjerit.
Hapjes zyrtare të festivalit i ka paraprirë edhe hapja e panairit të produkteve vendore, panair i cili në ambientet e Çarshisë së vjetër ka grumbulluar disa dhjetra prodhues vendorë.
Ndryshe, Komedia Fest vazhdon të marten me trupën e Teatrit të Vushtrisë, të merkurën me Teatrit e Vlorës, për të vazhduar me atë të Mitrovicës, Kumanovës, Prishtinës dhe Tiranës, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë edhe në Çarshi ku çdo natë do të përformojnë DJ e grupe të ndryshme shqiptare.
Renditja e shfaqjeve të trupave teatrore
Më 09 shtator (e hëne) …………..Teatri Profesionist i Gjakovës
Komedia “Revolveri” të autorit Gorgey Gabor në regji të Burbuqe Berisha, me skenografi të Petrit Bakallit, në rolet kryesore: Hysen Binaku, Arben Lleshi, Myrvete Kurtishit, Edmond hfizademi, Valon Pallaska.
Më 10 shtator (e marte)………….Teatri “Hasan Prishtina” Vushtrri Shfaq Komedinë “Auf Wiedersehen” – Lamtumirë
Regjia: Fazli Muharremi – Tali , në rolet Kryesore Ahmet Vërbovci, Majlinda Bunjaku, Bujar Haxhaj, Agnesa Zuqaku, Besart Bunjaku,Blerta Gubetini, Durim Maqestena, . Skenografia : Baftir Mujaqi.
Më 11 shtator (e mërkure) ………Teatri i Qytetit nga Vlora
Më 12 shtator (e enjte) …………..Teatri Profesionist i Mitrovicës
Teatri i qytetit në Mitrovicë, shfaqet me shfaqjen “Jashtë bie borë” të autorit Viqenco Salem,
Regjisori Kastriot Saqipi. Në rolet kryesore luajn: Mehmet preteni, Artan Hetemi, Fatmir Haliti, Agan Asllani, skenografia: Besiana Berisha, Ndriqimi: Murt Kajtazi.
Më 13 shtator ( e premte) ……….Teatri i Qytetit nga Kumanova
I.N.Q.K”Trajko Prokopiev” Drama Shqipe-Kumanovë
“Cfar ka parë shërbëtorja” Autor; Joe Ortonregjisor; Kastriot SaqipiPërgjegjës i Dramës Shqipe-Kumanovë : Enver Halimi, luajn; Enver Halimi, Albulena Kryeziu, Qazmedin Nuredini, Besarta Fejza, Shkelqim Islami,Sefedin Shabani
Më 14 shtator (e shtune) …………Teatri “Dodona” nga Prishtina
Me komedinë: “Ku…..Çka…” në regji të Elmaze Nura në rolet Kryesore Mentor Zymberaj, Albulena Kryeziu etj
Më 15 shtator (e diele)……………Teatri Komedisë nga Tirana