Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

QKPSHA “GJAKOVA” BOTON DY VEPRA TË AUTORES SHKENDIJE HODA

Kontributdhënësit dhe sakrificëbërësit nuk duhet të harrohen asnjëherë e duhet të nderohen në çdo menyrë të mundshme, por mbi të gjitha ata duhet nderuar duke shkruar për ta, për kontributin e sakrificën e tyre.

Në këta hapa ka ecur edhe poetesha Shkendije Hoda, e cila të dielen me 5 Maj,  ka promovuar dy vepra të saj, të cilat në tërësi janë falenderim dhe respekt për të gjithë njerëzit më të dashur që sot na mungojnë. Vëllimi me poezi “Apokalipsi poetik” dhe Novela “Metafora e jetës dhe e përjetësisë”, janë dy botime që vlenë të lexohen me një frymë, me një stil të veçantë dhe nga të cilat lexuesit mund të mësojnë shumë për të kaluarën jo fort të largët.

“Poezia e Shkendijes është e qartë, të rrëmben, të drithëron e lexohet me një frymë. Është e ndërtuar mirë, e shkurtër, pa elemente të ngarkuara dhe secila prej tyre lë prapra një mesazh”, ka thënë gjatë promovimit Mevlyde Saraçi, kryetare e Qendrës Kombëtare të, Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova”, organizatë e cila edhe i ka botuar këto dy vepra.

Ndërkaq, Novela “Metafora e jetës dhe e përjetësisë”, përmes kryepersonazhit Hasan Hoda, vëllaut të autores, i vrarë në burgun e Dubravës gjatë vitit 1999, dëshmon për vuajtjes dhe sakrificën e të gjithë atyre që ditës e luftës dhe të pasluftës i kaluan nëpër burgjet serbe, por në të njejten kohë dëshmon edhe për angazhimin dhe luftën e popullit shqiptar për liri.

“Kjo prozë është një sintezë e vuajtjes dhe qëndreses. Sublimon tragjikën dhe ëndrën e madhe për lirinë, sakrificën dhe ngadhnjimin, ndërsa burgu është ferri ku ndrydhej ajo njomësia e rinisë shqiptare që bujshëm kishte shpërthyer si vullkan kundër okupimit dhe shtypjes së egër mesjetare”, ka thënë në fjalen e tij redaktori i vepres, shkrmtari Skender Hoxha.

Dëshmi për ditët e burgut serb ka treguar në fjalen e tij edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish i burgosuri politik Liburn Aliu, i cili e ka veçuar kontributin, gjeturinë dhe sakrificën e djemve gjakovarë.

“Përgjatë shekujve populli i Gjakovës ka reaguar i organizuar gjatë situatave të ndryshme dhe kjo tregon për një vetdije që bartet nga njëri tek tjetri e nga gjenerata në gjeneratë. Kjo vetdije është ajo e cila e ka nxjerrur Hasanin, prandaj pavarësisht se nuk e kam njohur Hasanin, atë e kam parë në veprim te shokët e tij, qytetarët e Gjakovës, që kudo mund t’i dallon e edhe në burg i kemi dalluar për nga menyra e veprimit të organizuar që ata e kanë bërë përher”, ka thënë Aliu.

Ndërkohë, duke folur për veprat e saj, autorja Shkendije Hoda ka treguar se novelën e ka shkruar për ta përciellur amanetin e vëllaut të tij.

“Ku ka qenë amanet i Hasanit që më është përciellur nga një shok i tij i burgut pas pesë vjetësh.  Unë nuk kam qenë në burg, por kam dëshiruar që me këtë libër të futem në shpirtin e vëllaut tim dhe shokëve të tij dhe të paraqes para jush se çka kanë përjetuar ata”, ka thënë autorja Hoda.(A H)