Gjakova këtë fundjavë do të jetë nikoqire e radiostacioneve shqiptare që punojnë në Kosovë, Shqipëri,Maqedoni e Mal të Zi. Festave të fundvitit, në atmosferën e të cilave tashmë kemi hyrë, po i shtohet edhe festivali mbarëkombëtar i radiove, “Radiofest”, i cili për të nëntin vit me rradhë po organizohet nga Radio Gjakova.
Skënder Gola, drejtor i Radio Gjakovës, ka bërë të ditur me këtë rast, se edicioni i nëntë i “RadioFest-it”, po organizohet pa ndonjë mbështetje financiare, por vullneti i orgnizatorëve e mbi të gjitha vullneti i radiostacioneve pjesmarrëse ka bërë që ky festival të mbahet edhe këtë vit e të mos dështoj.
Nga ana tjetër, Zeki Vehapi, redaktor në Radio Gjakova , ka thënë se gara për krijimtarinë radiofonike nxit punë më të zellëshme nëpër radiot tona ndërsa e bukura e tërë këtij organizimi është fakti se krijuesit e radio stacioneve nga të gjitha trevat shqiptare po mblidhen bashkë, në një aktivitet që synon t’i afrojë sa më shumë këto mediume dhe punonjësit-gazetarë e realizator programesh që punojnë në to.