Radio Gjakova për herë të 12-të është nikoqire e radiostacioneve nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, dhe Lugina e Preshevës të cilat me krijimtarinë radiofonike vijnë në festivalin Radiofest. Radiot pjesëmarrëse edhe në këtë festival kanë konkurruar me reportazhe që i dedikohen trashëgimisë kulturore, pastaj me raporte radiofonike dhe spote publicitare. Laryshia e temave të trajtuara dhe cilësia në reportazha , spote dhe raporte radiofonike flasin për një punë të frytshme që bëjnë radiot gjithandej trojeve shqiptare. Ky aktivitet që tradicionalisht ka ngjallur interesimin e drejtuesve, gazetarëve e operatorëve teknikë të radiostacioneve shqiptare, është një konkurs që më shumë sesa gara, qëllim e ka takimin, shoqërimin dhe këmbimin e përvojave të gjitghë atyre që të përbashkët e kanë punën në radio.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet nesermbrëma prej ores 18.30 në pallatin e Kulturës me një program të pasur muzikor ku do të marrin pjesë solistët: Astrit Caka, Gentian Gojani, Jeta Abazaga, Trio e instrumentistëve Mamusha,Valon Kumnova, Jeton Cermjani, Edi Ermeni, Albi Xhepa e solistë tjerë, ndërsa në skenë do të prezantohet edhe humoristi Sevdai Radogoshi- Qumili.