
Gjakova për disa ditë ishte shndërruar në një qendër të radisotacioneve shqiptare, përfaqësuesit e të cilëveve kanë ardhë për të marrë pjesë në manifestimin “Radiofest-9. Ky edicion i “RadioFesti-it” u mbajt tw premten nw mbrëmje në Hotel Kalaja, me pjesëmarrjen dhe garimin e 23 radiostacioneve nga Kosova, Shqipëria, Mali e Zi dhe Maqedonia, në tri zhanre, atë të radio-reportazhit, raportit radiofonik, që ktë vit, për herë të parë ka hyrë në konkurrencë dhe radio-reklamës.
Manifestimin Radiofest 9 e shpalli të hapur Mimoza Kusari- Lila, kryetarja e komunës së Gjakovës e cila përgëzojë radiostacionet për pjesëmarrje në këtë ngjarje dhe për profesionalizëm në punën e tyre.
Juria që bëri vlerësimin e punimeve të arritura në Radiofest e përbërë nga ekspert të gazetarisë nga Instituti i Media të Kosovës : Shaban Arifaj, Sebiha Ramagjiku dhe Robert Bojaj dhanë çmimet për tri kategoritë, ndërkohë që anëtarja e kësaj jurie redaktorja shumëvjeçare Sebiha Ramagjiku tha se Radiofest paraqet një arritje të madhe.
Çmimi I parë për Reportazhë I takoi Radio Shkodrës me titull
“Dukagjini një ndër zonat më të varfra të Shqipërisë” me autor Adrian Hoti Vendi i dytë I takoi Radio Tiranës ndërsa vendi i tretë Radio Idesë nga Vlora. Drejtoresha Marieta Merkuri theksoi se kwto veprimtari na bwjnw tw njihemi mw mirw me arritjet radiofonike.
Në konkurrencën e raporteve radiofonike vendi parë shkoi në Shkup. Ai I takoi gazetares Laura Papraniku nga Radio Shkupi. Vendin e dytë në këtë konkurrencë garash e mori Radio Kosova, ndërsa të tretin Radio Vizioni I Podujeves. Në kategorinë e spoteve publicitare vendi I parë I takoi spotit të përgatitur nga Radio Fieri, I dyti Radio Plus nga Prishtina dhe vendi I tretë për reklamë I takoi Radio Ylberit nga Mitrovica. U ndanë edhe çmimet tjera përcjellëse të radiofest 9.
Juria e festivalit ka vlerësuar edhe zërat më të mirë që janë dëgjuar në krijimet që kanë arritur në radiofest dhe me mirënjohje ka nderuar redaktoren e Radio Gjakovë, Shpresa Qarkagjia dhe Saimir Mertirin nga Radio Lushnja.
Radio Gjakova si nikoqire e këtij manifestimi ndau edhe cmimet për Ide dhe tekst më të mirë. Për ide u shpërblye Radio Elita nga Ulqini për reportazhin e gazetarit shumëvjeçar Zenel Katana ndersa me mirënjohje për tekst më të mirë u nderua Radio Helix-i nga Prizreni. Çmimi i nikoqirit i takoi Radio Ferizajit.
Shpallja e rezultateve të festivalit të radiove, Radiofest, u shoqërua edhe me një program artistic, me pjesëmarrjen e emrave të shquar të muzikës dhe humorit gjakovar: Shkelzen Jetishi- Xeni, grupi i vallëzimit Art Dizajn, Muharrem Mici, Ruzhdi Sadiku, Artan Bakija, Yllnor Kurti etj si dhe humoristët Sevdai Radogoshi, Besim Dina dhe Xhelal Kaqi. (gjakovapress