Kompania Rajonale e ujësjellësit Radoniqi dhe komuna e Rahovecit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi sipas të cilës bëhet pranim dorëzimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit i të gjitha vendbanimeve të Komunës së Rahovecit në menaxhimin e ”Radoniqit”. Fshatrat e Komunës së Rahovecit të cilat ‘Radoniqi” i ka marrë në mbikëqyrje dhe mirëmbajtje janë: Brestovc , Hoqë e Vogël, Nagavc, Krushë e Madhe, Celinë, Xërxe, Fortesa , Gexhë, Malësi e Vogël, Ratkovc, Vranjak, Bratatin, Dejnë, Dobidol, Qifllak, Kramovikë, Potoqan i Epërm, Potoqan i Ulët, Nushpal, Sopniq, Hoqa e Madhe, Reti e Ulët dhe Bernjak.
Fshatrat e Komunës së Rahovecit të cilat furnizohen prej burimeve më të afërta dhe do ti menaxhojë K.R.U.”Radoniqi” janë: Hoqë e Madhe, Zaqishtë, Aptarushë, Drenoc dhe Senocë.
Meqenëse teknikisht nuk janë kryer punët sipas projektit Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me K.R.U.”Radoniqi” së bashku do të financojnë në rregullimin e rrjetit për fshatrat të cilat furnizohen nga Liqeni “Radoniqi” e të cilat janë: Dobidol, Qifllak, Polluzhë, Kramovikë dhe Guri i Kuq.