Gjakovapress

Rama dhe Kusari Lila diskutojnë projektet ndërkufitare

Rama ne Gjakove 1

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës që I bëri Kosovës, të shtunën ndaloi për një vizitë të shkurtër edhe  në Komunën e Gjakovës me c’rast me kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari Lila, diskutoi rreth ideve dhe planeve për Eko Zonën, Zonën e lirë ekonomike të Gjakovës dhe brendimin e produkteve të përbashkëta si dhe  për projektin e Alpeve si pjesë e ofertës turistike.

“Me kryetaren biseduam se çka mund të bëjmë sëbashku dhe cili mund të bashkëpunimi ynë. Diskutuam për ekozonën midis disa prej fshatrave të komunës së Gjakovës dhe zonës andej kufirit. Biseduam për projektin e alpeve, projekt që ne duam ta shtrijmë në të dy anët e kufirit si një projekt, pjesë e ofertës së përbashkët turistike. Gjithashtu diskutuam për regjimin e taksimit dhe bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve tona”, është përgjigjur shkurt kryeministri Rama, teksa nuk ka harruar të zgjedhë fjalët më të mira për nikoqiren e këtij takimi, kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila.

“Ndalova në Gjakovë për ta takuar kryetaren, sepse të gjithë ne kemi shumë për të mësuar nga ajo. Gjithnë e më shumë po dëgjiohet zëri i mirë i Gjakovës që është bërë një njesi tërheqëse për shumë nga risitë që po sjellë Mimoza. Lum ju që e keni kryetare”, ka thënë Rama.

Mimoza Kusari Lila ka vënë theksin tek bashkëpunimi dhe krijimi i lehtësirave dhe lidhjes ndërmjet dy shteteve, në veçanti kure bëhet fjala për ushqime si dhe të shkëmbimeve në interes të dy shteteve, posaçërisht janë shprehur  idetë e këtij bashkëpunimi si zonë kufitare pas konferencës së donatorëve ku janë prezentuar edhe projekte konkrete.

Exit mobile version