Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe Shoqata “Thirrjet e Nënave”. Kryetarja e saj Nysrete Kumnova, ka thënë se lajme të tilla janë të dhimbshme të dëgjohen dhe si i tillë edhe shokues.
Përmes një komunikate për media, kanë reaguar edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë. Këto dy asociacione kërkojnë nga Institucionet e Republikës së Kosovës që janë përgjegjëse, të ndërmarrin masat e duhura në zgjidhjen e këtij rasti si dhe të parandalojnë që raste të tilla të ndodhin në të ardhmen. “Këto kërcënime janë të papranueshme jo vetëm për zonjën Mimoza Kusari Lila, por për çdo qytetar të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.