Reagime pas ndeshjes Prishtina -Vellaznimi
Derbi i dy skuadrave rivale ndër më të vjetrat në Kosovë, Prishtinës dhe Vëllaznimit ka përfunduar pa fitues 1 me 1, me të dyja golat që u shënuan nga pika e bardhë. Pas kësaj ndeshje kanë reaguar kryesia e Vëllaznimit dhe ajo e tifozëve Kuq e zinjt e Jakovës.
Në komunikaten e kryesisë së klubit flitet pos tjerash për organizimin shumë të mirë që është bë nga ana e nikoqirit, klubit Prishtina” si dhe mikpritjen që është bërë nga ana e klubit mikpritës, për çka falënderohet publikisht. “Kjo ndeshje dëshmoi edhe një herë se, pavarësisht rivalitetit të përhershëm, Prishtina dhe Vëllaznimi janë dy klube që kultivojnë raporte të mira sportive, dhe jemi të bindur se kështu do të jetë edhe në të ardhmen” thuhet në komuniktaen e klubit gjakovarë duke e gjykuar ashpër atë që ndodhi në pushimin ndërmjet dy gjysmëlojërave, në afërsi të hyrjes në stadium nga ana veriore, kur tre simpatizues të Vëllaznimit janë therë me thikë nga një grup I pandërgjegjshëm i të rinjve që janë prezantuar si simpatizues të Prishtinës. Për shkak të lëndimeve mjaft serioze që kanë marrë nga kjo therje, tre simpatizuesit tanë kanë qenë të detyruar që t’i nënshtrohen intervenimit mjekësor.
Ndërkaq në reagimin e Kuqezinjve të jakovës thuhet mes tjertash se …U be shume reklamë rreth pritjes dhe organizimit te derbit me te madh në Kosovë ndermjet Prishtines dhe Vellaznimit. Deri diku klubi vendas e arriti qellimin, por organizimi I mirë do të thotë atëherë kur gjithcka shkon ne rregull si me klubin vendas, organizimin e lojes, sigurinë si dhe tifozerinë mysafire. Tifozet gjakovarë u sulmuan me gure nga jashtë stadionit dhe para fillimit te lojes edhe disa tifoz tanë u therren nga disa tifoz vendas pa pikë morali, thuhet në këtë reagim ku kritikohet sjellja e disa tifozve vendas dhe reagimi I pamajftueshem i policisë duke parandaluar edhe përdorimin fishekzjarreve.