Derbi i dy skuadrave rivale ndër më të vjetrat në Kosovë, Prishtinës dhe Vëllaznimit ka përfunduar pa fitues 1 me 1, me të dyja golat që u shënuan nga pika e bardhë. Pas kësaj ndeshje kanë reaguar kryesia e Vëllaznimit dhe ajo e tifozëve Kuq e zinjt e Jakovës.
Në komunikaten e kryesisë së klubit flitet pos tjerash për organizimin shumë të mirë që është bë nga ana e nikoqirit, klubit Prishtina” si dhe mikpritjen që është bërë nga ana e klubit mikpritës, për çka falënderohet publikisht. “Kjo ndeshje dëshmoi edhe një herë se, pavarësisht rivalitetit të përhershëm, Prishtina dhe Vëllaznimi janë dy klube që kultivojnë raporte të mira sportive, dhe jemi të bindur se kështu do të jetë edhe në të ardhmen” thuhet në komuniktaen e klubit gjakovarë duke e gjykuar ashpër atë që ndodhi në pushimin ndërmjet dy gjysmëlojërave, në afërsi të hyrjes në stadium nga ana veriore, kur tre simpatizues të Vëllaznimit janë therë me thikë nga një grup I pandërgjegjshëm i të rinjve që janë prezantuar si simpatizues të Prishtinës. Për shkak të lëndimeve mjaft serioze që kanë marrë nga kjo therje, tre simpatizuesit tanë kanë qenë të detyruar që t’i nënshtrohen intervenimit mjekësor.