“Skenografia, muzika, kostumet, ndriqimi asnjëherë nuk janë vlerësuar. Bile as në media muk I kushtohet vëmendje. Prandaj ndjehem I lumtur edhe për vlerësimin për punëntime që do të ndikoi në ngazhimet e mëtejme, por edhe për vlerësimin e kësaj pjese artistike të teatrit”, tha Bakalli.
Të kujtojmë se ky festival I rëndësishëm u hap me 14 shtator pikërisht me shfaqjen Kolonel Zogu të teatrit të Gjakovës që ishte mirëpritur nga publiku korqar dhe kritika, loja e aktorëve Ylber Mehmeti, Myrvete Kurtishi, Bujar Ahmeti, Altina Kusari, Ylber Bardhi, Edomond Hafizademi dhe Valon Pallaska .
LISTA E PLOTË E ÇMIMEVE TË DHËNA:
• Shfaqja më e mirë e festivalit: “Gjymtimi”, e Teatrit të Shkupit
• Çmimi i karrierës: Robert Ndrenika
• Regjia më e mirë e festivalit: Ilir Bokshi, “Një kafkë në Konemara”
• Skenografitë më të mira: “Kolonel Zogu”, “Gjymtimi”
• Artisti i ri më i mirë: Qëndrim Rihani
• Artistja e re më e mirë: Xheni Hallulli
• Aktorja më e mirë për rolin joprotagonist: Egzona Ademi
• Aktori më i mirë joprotagonist: Ylber Bardhi
• Aktorja më e mirë protagoniste: Majlinda Kosumoviç
• Aktori më i mirë protagonist: Luan Ahmeti kulturore.
Vlera e këtij festivali shtohet, pasi emri i çmimeve të aktorit prestigjioz Aleko Prodani ia shton bukurinë dhe madhështinë këtij festivali. Disa vepra mund të ishin përzgjedhur edhe më mirë, por megjithatë si edicion i parë shkoi mrekullisht”.
Vlerësimet mbi performancat e aktorëve dhe shfaqjeve në tërësi i ka marrë juria në përbërje të Ndriqim Xhepa, Yllka Mujo, Refet Abazi, Altin Basha, Eftiola Laçko.