Nga mbi katër mijë hektarë me grurë, rendimenti mesatar I arritur është nga 3 mijë e 500 deri në 3 mijë e 800 kilogram për një hektarë që është diçka më I ulët se sa viteve të mëparshme, Mirëpo, të dhënat më të sakta, sipas zyrtarëve të drejtorisë së Bujqësisë, do të dihen tek pas mbledhjes së të dhënave nga tereni. Rendimenti më I ulët vlerësohet të jetë arritur për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike që e kanë ndjekur prodhimtarinë e grurit. Dëme të theksuara në disa zona ka shkaktuar edhe breshëri që kishte rrezuar përtokë grurin në kohën kur kortarët bëheshin gati për ta mbledhur.
Ndryshe I gjithë bereqeti I mbledhur nga grunajat është dorëzuar nëpër mullinjtë e Gjakovës dhe në silosine Xërxës.(