Gjakovapress

Rinovohet Ura e Terzive

Ura terziveUra e Terzive në Gjakovë, njëri ndër objektet më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, ka filluar të restaurohet dhe konservohet. Këtë e ka konfirmuar Osman Gojani, drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Gjakovë, i cili njëkohësisht edhe do të jetë njëri ekspertët që do të punojnë në këtë projekt. Ai ka thënë se të gjitha përgatitjet dhe studimi arkitektonik janë kryer dhe tashmë kanë nisur edhe punimet.  Përveç  ekspertëve vendas, në këtë projekt është ftuar të ndihmojë edhe profesorin nga Shqipëria Valter Shtylla. Profesori është i njohur në punën që e ka bërë në Kosovë, në konservimin e disa urave, përfshirë Urën e Tabakut dhe atë të Taliqit në Gjakovë, Urën e Zllakuqanit e të tjera. Sipas Gojanit, për faktin se Ura e Terzive është një objekt me rëndësi të madhe, kulturo – historike, ndihma e profesorit Shtylla është e domosdoshme.  Mjetet për këtë projekt janë siguruar nga Organizata suedeze “Trashëgimia Kulturore pa kufij” – CHëB, e cila ka për konservimin e Urës së Terzive ka dhënë një shumë prej rreth 35 mijë euro. Ndryshe, Ura e Terzive është ndërtuar rreth vitit 1730 nga terzitë (rrobaqepësit e veshjeve tradicionale) me qëllim të lidhjes së Gjakovës me Prizrenin dhe Shkupin, qytete ku terzitë shisnin prodhimet e tyre

Exit mobile version