Futbollistet gjakovarë po arrijnë suksese edhe në skuadrat nderkombëtare. Dardan Rogova dhe Arjan Jasiqi ish futbollist të Vëllaznimit kanë startuar në klubin Adapazar të Turqisë që bënë gara në Ligën Rajonale Amatore të Turqisë . Dy futbolistët gjakovarë gjatë verës kaluan në këtë skuadër me mbështetjen e trajnerit të klubit, Blerim Mula. Njohtohet se Arjani dhe Dardani janë ambijentuar shpejtë në mjedisin e ri sportive dhe se kanë zhvilluar dy takimet e para. Trajneri Mula që një kohë të gjatë veshi fanelene e futbolistit dhe trajnerit të Vëllaznimit është I kënaqur me prezantimet e dy futbolistëve dhe shpreson se ata do të afirmohen edhe në futbolin turk.