Site icon Gjakovapress

Romet festojnë diten e tyre ndërkombëtare

Shoqata për Avansimin e Pozitës Rome “Amareo Ternipe” me seli ne Gjakovë në bashkëpunim me Zyren Komunale për Komunitete dhe kthim si dhe organizaten Bethany Christian Services – Programi në Kosovë ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Me këtë rast në Pallatin e Kultures   u bisedua në temën  “Identiteti im- Prilli I se vertetes”.

Arif Cermjani, kryetar i kësaj shoqate , pasi i bëri një vështrim historikut të romëve, theksojë se në komunën e Gjakovës jetojnë mbi 750 romë, të cilët përvec qytetit  kryesisht banojnë në Brekoc, Skivjan , Hereq, Bec dhe Leticë . Romët e Gjakovës , sipas tij po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për tu integruar dhe për të ndikuar në zhvillimin e tërsishëm të vendit. Sipas Cermjanit preokupim kryesor i këtij komuniteti është punësimi ndërkohë që braktisja e shkollës nga femrat rome  dhe martesat e herëshme janë shqetësime të vazhdueshme për të cilat u kërkua mbështetje edhe nga subjektet komunale.

Në emër të zyrës për komunitete dhe kthim të Kuvendit Komunal të Gjakovës, ka fole Bashkim Kurti i cili ka theksuar se romët sikurse edhe komunitetet tjera gëzojnë mbështetjen e njejtë. Në anën tjetër Berat Thaqi ka përmednur mbështetjen e organizatës “Bethani Kristian Servis” me programet sociale dhe edukative për komunitetet RAE.

Për ta shënuar sa më mirë festën e tyre u hap ekspozita e fotografive me temën ,,Mos me shiko me perbuzje” e autorit Artan Korenica si dhe u shfaq një program muzikor ku u prezantuan veshje solemne të grave rome . Nuk mungojë as kënga e valleja karakteristike rome.

 

Exit mobile version