Basketbollisti Roni Koshi, ish reprezentuesi i kombëtarës së Turqisë për gjeneratat e reja që ishte pjesë e ekipit të parë të Galatasarayt, është rikthyer në klubin e vendlindjes, në klubin e basketbollit Vëllaznimi. Roni disponon cilësi të larta dhe luan në pozitën 2. Djaloshi gjakovar, Roni Koshi, që mori hapat e parë në Pallatin e sporteve Shani Nushi gjatë vitit të kaluar ka shkëlqyer në basketbollin turk. Pasi ka pasur një rrugëtim të suksesshëm nga Gjakova, Prishtina dhe Turqia, duke kaluar garat e grupmoshave të reja , Roni ishte edhe pjesë ekipit të seniorëve në Galatasaray, me të cilën skuadër është shpall edhe kampion në kampionatin turk për U18.
Prandaj rikthimi në Vëllaznim konsiderohet si një përforcim serioz i skuadres kuq e zi në përpjekje për tu bërë anëtare e superligës së basketbollit të Kosovës.
Krahas KB Vëllaznimi-t, Koshi si nën 20 vjeçar gjatë këtij gjysmëstinori do të ketë regjistrim të dyfishtë dhe do të luajë njëkohësisht edhe në superligën e basketbolit të Kosovës për skuadrën e Bashkimit të Prizrenit.