Friday, March 29, 2024
Gjakova Presss

Rovena Dilo: Gjakova një Shqipëri e vogël

Këngëtarja e cila me zërin dhe bukurinë e saj ka pushtuar breza të tërë adhuruesish të muzikës ka marrë pjesë në koncertin e Ansamblit Shkëlzen Doli në Gjakovë,  ku u interpretuan Këngë të Festivaleve. Ajo shprehu fjalët më të bukura për Gjakovën. “ Këtu në Gjakovë po ndjehem si në Shqipëri, për atë Gjakovën e konsiderojë një Shqipëri të vogël. Unë njoh shumë njerëz personalisht gjakovarë  të cilët kanë investuar,  kanë ndërtuar Shqipërinë ,  kanë investuar në art,  kulturë, në shkencë”, ka thënë Dilo.  

Si e pranoi Rovena ftesën për këtë prezantim në Gjakovë?

Me shumë kënaqësi dhe shumë e nderuar jam ndjerë sepse sa herë që përmenden emra të mëdhenj, pra emra që kanë startu dhe emra që kanë cilësi dhe vlera të veçanta unë sigurisht që përkëdhelem nga ftesa të tilla krahasuar me ftesa të tjera më private apo më të vogla të përmasave më të vogla. Kështu që ishte me të vërtet një vlerësim shumë i mirë dhe i bukur që më bën organizatorët e eventit. Sigurisht edhe emri i Shkëlzen Dolit,  pse jo,  luan një rol të rëndësishëm në kohën time të menjëhershme.

A do t ju shohim serish bashkë me këtë Ansambël?

Nuk premtoj  dot që do jem gjithmonë sepse edhe organizatorët nuk duan të njëjtët artist të kenë në skenat e tyre,  por kam përshtypjen që unë do jem gjithmonë sa herë që të më ftojnë. Duke qenë se qëllimi i këtyre aktiviteteve,  pra i kësaj organizate kulturale,  është që të promovojë muzikën e mirë shqiptare që nbve duhet të na rrisin në fakt të gjithëve të gjithë brezat.

Rovena Dilo e përmendi gjatë koncertit, Gjakovën një “Shqipëri të vogël”. Këtu e  keni ndjerë veten ashtu ?

Po ashtu e ndjeva.

Çfarë mendimi keni për Gjakovën?

Mendimin më të mirë. Sepse unë di, unë njoh shumë njerëz personalisht gjakovarë  të cilët kanë investuar,  kanë ndërtuar Shqipërinë andej pra,  Shqipërinë që ne jetojmë,  kanë investuar në art, në kulturë, në shkencë. Njoh shumë gjakovarë që janë martuar me familje,  me miq tanë,  me një familjar,  me të njohur… Pra unë di se çfarë roli ka luajtur Gjakova edhe në kulturën e Shqipërisë por edhe Shqipëria anasjelltas në kulturën e Gjakovës. Pra është shkëmbyer shumë kulturë, shumë dije, shumë dashuri, shumë marrëdhënie njerëzore midis Gjakovës dhe Shqipërisë dhe prandaj thashë që më duket sikur që është një copë Shqipërie e ngelur jashtë.

(Shkrimin e plotë mundë ta lexoni në numrin më të ri, 120 të Revistës Gjakovapress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *