Rrugët pa trotuare, këmbësorët në rrezik!
Mungesa e trotuareve të mjaftueshme nëpër rrugët tona kryesore në vazhdimësi po paraqet rrezik për pjesëmarrësit në trafik. Në mungesë të tyre, këmbësorët detyrohen të dalin në rrugët automobilistike dhe kësisoj të ecin bashkë me automjetet që janë në lëvizje. Kjo ndodhë jo vetëm për hapësirat e vogla të trotuareve që kanë rrugët tona, por edhe për parkimin vend e pavend të automjeteve. Kjo gjendje nuk është vetëm në rrugët kryesore. Këmbësorët heqin “të zitë e ullirit” kur kalojnë nëpër rrugët njëkahore, në rrugën “Washingtoni”, “Musa Zajmi”, “Isa Boletini” e shumë rrugë tjera ku nuk ka fare trotuare ndërsa të parkuara në njërën anë janë veturat. Një kahe nuk mjafton vetëm këmbësorë e lërë më për vetura. Në rrethana të këtilla “zihen keq” fëmijët apo edhe nënat me fëmijët përdore. Ka raste kur trotuaret janë të zëna edhe me material ndërtimor. Gjitha këto krijojnë një nervozë të madhe. Në mungesë të hapësirave për këmbësorë shpesh të shkon mendja se në Gjakovë ka më shumë vetura se këmbësorë! Do të ishte mirë që organet kompetente të mendojnë shumë më tepër për këmbësorët, sigurinë e tyre në rrugë,sepse kjo është e drejtë elementare, ndërsa për automjete të krijojë hapësira parkingu.