Saranda atraktive për pushuesit e Gjakovës
Këto ditë kur temperaturat e ajrit janë ngritur tej mase, kanë vërshuar turistë drejtë bregdetit të Shqipërisë. Agjencitë turistike vazhdimisht dërgojnë pushues drejtë bregdetit shqiptarë, ndërsa qyteti I bukur I Sarandës është akoma më atraktiv për gjakovarët. Këto ditë gushti shihen grupe të mëdha bashkëqytetarësh tek kalojnë ditët e plazhit dhe të shëtisë nëpër plazhet dhe shëtitoren e kësaj qendre turistike.
Edhepse udhëtimi I gjatë dhe distancë 500 km, udhëtimi me”Armend turs” me linja të rregullta, nisje nga Gjakova në ditët çift, në orën 23.00 dhe kthim nga Saranda në ditët tek, në orën 15.00, ka bërë që deti Jon të jetë I afërt dhe atraktiv. Pushuesit pos Sarandës ndalojnë edhe në qendrat tjera turistike si në Dhërmi e Jale. Nënkryetarja e Bashkisë së Sarandës Rajmonda Gjoni, mirëpriti një interesim të madh të gjakovarëve, ndërsa linjën e rregullt automobilistike e quajti si një arritje të madhe që mundëson ura bashkëpunimi mes dy qyteteve.
Ndryshe përgjatë tri ditëve ,nga 15 deri më 17 Gusht 2013 në Sarandë u organizua Edicioni i Dyte i Panairit te suvenireve turistike “Saranda 2013”,iniciuar nga organizata joqeveritare – Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit me mbështetjen e Bashkisë Sarandë. Ishte ky një event turistiko-ekonomik i cili promovoje resurset e traditës së artizanëve në fushën e punimeve të dorës me realizime të artikujve në lloje të ndryshme materiali si : punime në qëndisje, punime në material leshi, druri, metali, guri, lëkure, etj,. Organizatorët e këtij panairi sivjet kishin bërë ftesë edhe për pjesëmarrësit nga Kosova për të ekspozuar prodhimet artizanale. Në saje të një bashkëpunimi që ka shtëpia jonë informative me Radio Sarandën, Radio Gjakova e ka mbështetur në mënyrë mediale këtë manifestim turistik të traditës së artizaneve me synim jo vetëm për promovimin e trashëgimisë dhe artit të zejeve të dorës.
Komuna e Gjakovës e njohur dhe e pasur me traditën për punimet zejtare në këtë panair të Sarandës është prezantuar me qëndisma nusërie të firmës “Finesa” e njëkohësisht prezantojë librin e profesor Masar Rizvanollit , “Çarshia e Madhe e Gjakovës” ku janë të prezantuara të gjitha prodhimet zejtare që janë punuar nga zejtarët gjakovarë si dhe guiden turistike turistike të Gjakovës të punuar nën përkujdesjen e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.(gjakovapress.info)