Gjakovapress

Saranda Hyseni : Shkugëza e Rekreacionit po bëhet gati për një Qendër Sportive

Shkugëza është bërë e dashur për shumë bashkëqytetarë dhe mysafir të tjerë, sepse ofron një ambient atraktiv me hapësira të gjelbëruara, pishat shtatlarta, shtigjet për ecje, retaurantet dhe përgjithësisht ajrin e pastër. Por së shpejti ky vend do të fitoi edhe një qendër të madhe sportive, sepse afër po ndërtohen terrenet e Tenisit dhe  fusha e  futbollit. Anipse vetëm  konturat e para të këtyre terreneve tash po shihen, ngase jemi në fazën e fillimit, vet pozita e këtyre fushave të jep një përshtypje se aty, pasi të  finalizohen punimet, do ta kemi një qendër të rinisë sportive ku do të kalojnë orët e tëra me tenisin, futbollin, rekreacionit.  Për këto projekte kapitale biseduam me Saranda Hysenin, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, rini e sporte të Gjakovës.

Dy projekte madhore paralelisht për një kompleks sportiv. Si po ecin punët?

Në fakt po bëhet fjalë për ndërtimin e kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës,  projekt ky donacion i MKRS. Edhe në kohën kur kam qenë në asamble është përmend si projekt por deri atëherë nuk ka pasur as alokim të mjeteve, pastaj nga ministri aktual janë alokuar mjetet dhe poashtu vazhdon në faza. Participimi i mjeteve apo derdhja e mjeteve në llogari të punëkryesit bëhet në faza. Është afati kohor në kohën kur është nënshkruar edhe marrëveshja. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë prej 488,978.70 Euro i nënshkruar nga Ministria e Kulturës në të cilën participon edhe Komuna e Gjakovës me mjete financiare por përpos mjeteve financiare Komuna e Gjakovës ka qenë e obliguar ta gjejë edhe lokacionin. Konsideroj që është lokacioni më i mirë i mundshëm i gjetur. Bëhet fjalë për hapësirën afër Shkugzës.

Shkugëza dalëngadalë po merr një pamje kompleksi sportiv?

Po, kjo qendër rekreative  po shndërrohet në një kompleks sportiv sepse përbri saj po ndërtohet edhe një projekt tepër i madh i nënshkruar nga MKRS sëbashku me Komunën e Gjakovës ku kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim të realizimit të projektit ndërtimi i fushës së futbollit me bari sintetik në Komunën e Gjakovës në kompleksin Shkugëz duke realizuar kështu investimet kapitale në sport dhe që janë më të vërtet shumë të rëndësishme për komunën e Gjakovës. Gjithashtu e bënë shumë më të lehtë edhe aktivitetin sportiv të klubeve por pse jo edhe lehtësim tepër të madh për DKRS duke pasur parasysh se nëse flasim për kapacitet financiar sa ka një drejtori të realizoj krejt këto është tepër vështirë. Ne, sa kemi buxhet,  mund të flasim për gjëra më minore por jo kaq madhështore. Konsideroj se për komunën e Gjakovës,  për sportistët tani dhe për ata që do të vijnë më tutje,  sinqerisht,  sidomos për ata që kanë me e gëzu këtë projekt,  pasi të përfundohen ato, po krijohen kushte shumë të mira. Kanë me pas mundësi të mëdha për ushtrime të talentit  dhe po mendoj që kjo  ka me e rrit shumë nivelin sportiv dhe ka me i lehtësua kushtet e klubeve sportive.

Ne sot përballemi me klubet që nuk kanë ku stërviten, edhe gjitha klubet e Ligës së parë dhe Ligës së dytë. Sot nëse nuk kanë fusha të tyre ne mundohem në njëfarë forme të gjejmë zgjidhje. Arnohemi disi  me fushën sintetike që kemi në hapësirat e Pallatit të sporteve dhe a është e vështirë kjo? Është e vështirë. A është e mjaftueshme për një klub ti ketë p.sh dy termine në javë? Jo nuk është e mjaftueshme. Por a ka kapacitet drejtoria ose vet salla e sportit?Sinqerisht nuk ka sepse nuk bëhet fjalë për një apo dy por bëhet fjalë për,  mund të them për 70% të klubeve që zhvillojnë stërvitjet aty,  dhe gjithashtu vlen të ceket se gjithë ata zhvillojë stërvitjet pa pagesë aty. 

E tek fusha sintetike e futbollit  krahas Ministrisë është donator edhe Federata e Futbollit të Kosovës ?

Janë partner Federata e Futbollit, komuna e Gjakovës d.m.th komuna e Gjakovës participon me një shumë jo të madhe,  të them të drejtën,  por të përballueshme edhe për buxhetin e komunës së Gjakovës,  por që e mira e të mirës është që çdo gjë aty që po ndërtohet  me standarde ndërkombëtare… më gjërësisht në numrin më të ri të Revistes Gjakovapress 118

Exit mobile version