Gjakovapress

Sarin: Pallati i sporteve në Gjakovë “kala” e pamposhtur për KB Vëllaznimi

Ndeshjen e parë të Gjysmëfinales së  Kupës së Kosovës, basketbollistët e Vëllaznimit, të mërkuren mbrëma  e kanë fituar në lojë me Bashkimin e Prizrenit  80:71 në një spektakël sportiv që e organizuan tifozët Kuqezinjtë e Jakovës. Rikthimi dhe mbushja e sallës për të mos pasur vend të lirë, bëri kthesën e shumë pritur në këtë kampionat duke e shndërruar Gjakovën në qendër basketbolli dhe kjo tregon se kur rezultatet nuk mungojnë as tifozeria nuk mungon.

Kryetrajneri kroat i kuqezinjve, Jeronimo Sarin  deklaroi  se , kjo fitore u arrit në saje të tifozëve të zjarrtë, të cilët nxitën basketbollistët për të dhënë maksimumin. Ndryshe sipas tij, megjithë fitoren kjo ishte një nga lojërat më të dobëta të Vëllaznimit në 50 ditët e fundit sepse shumë gjëra në ekip nuk kanë funksionuar. Lëndimet dhe problemet shëndetësore të lojtarëve kanë pasur ndikimin e vet, ka thënë trajneri Sarin.

Ja dhe intervista që bëmë pas këtij takimi.

Si e vlerëson takimin, kryetrajneri Jeronim Sarin?

Për mua kjo është një nga ndeshjet më të këqija ne 50 ditët e fundit. Shumë gjëra nuk funksionuan si duhet, por duke i falënderuar mbështetjes fantastike të tifozerisë arritëm të fitojmë. Ata na dhanë krihë. Definitivisht ka shumë hapësirë për përmirësim në lojën tonë dhe kështu kaq keq nuk besojë se do të luajmë në të ardhmen.

Trajner , pikërisht në lojën për pikë Bashkimi na ndaloi ritmin e fitoreve në Prizren po u rikthyem sonte me fitore ndaj këtij ekipi. A mendoni se ritmi do të rikthehet?

Na kanë vështirësuar pak lëndimet e lojtarëve, pastaj një javë nuk e kemi pasur në dispozicion sallën për ushtrime, për shkak të tubimeve politike, por megjithëkëtë pak detaje janë ato, s’ ka gjë . Sot fituam dhe tash do të fokusohemi në tri ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Në këtë sallë, qyshse kam ardhë në Gjakovë, kemi humbur vetëm nga Trepça. Të gjitha i kemi fitore. Mendoj se kjo sallë do të mbetet kështjellë e pamposhtur për Vëllaznimin dhe kushdo që vjen këtu do ta dijë se do të humb.

Në fund a mundë të thuani se si ju ka pritur klubi, tifozët, qyteti?

Mundë të them se me drejtuesit e klubit, me lojtarët e kam një supermardhënie. Njerëzit në këtë klub janë shumë të mirë dhe kmi një komunikim të jashtëzakonshëm. Pastaj, qytetarët e Gjakovës më kanë pritur shumë mirë. Për katër vite sa jam në Kosovë dhe kam drejtuar tri klube, deri me tash këtu po kaloj më së miri, anipse edhe në qytetet tjera ishte keq. Por në Gjakovë është diçka e veçantë. Le të vazhdoj sa më gjatë.

Exit mobile version