Së shpejti punimet për fabrikën e riciklimit të mbeturinave
Gjatë javës do të fillojnë shpuarjet gjeo-mekanike për të vazhduar më pastaj me ndërtimet e vrazhda të objektit- Fabrikës për Riciklimin e Mbeturinave e cila parashihet në ndërtohet në afërsi të lagjes “Kolonia”, ka bërë të ditur kryetari komunës Pal Lekaj. Investimi kap vlerën rreth 143 milion dollar dhe në te do të punësohen 385 punëtor, përfshirë këtu 40 inxhinier të cilët do të specializohen në SHBA. Kjo fabrikë e cila do të ndërtohet nga kompania TCG –Green Energji, do të ketë një kapacitet për prodhimin e 25 deri në 30 megavat energji elektrike dhe 20 megavat energji termike. Përkundër zvarritjes së fillimit të këtyre punimeve,sipas Lekës, çdo gjë do të përfundojë në dobi të komunës dhe qytetarëve të saj.
Gurë themeli për ndërtimin e Fabrikës për Riciklimin e Mbeturinave në Gjakovë është vendosur me 19 dhjetor të vitit të kaluar dhe përkundër premtimeve se ky objekt i rëndësishëm do të përfundoi pas 18 muajve, punimet për ndërtimin e tij ende nuk kanë filluar.