Sunday, December 29, 2024
LajmeSporti

Selmanaj i Liburnit të Gjakovës pas Ronaldos

UEFA publikon golashënuesit më të mëdhenj të vitit kalendarik 2017: Ronaldo i pari, i dyti Halimaj I FC Liburni nga Kosova (Foto)

UEFA ka publikuar një artikull për golashënuesit më të mëdhenj në të gjitha garat e organizuara nga ta, ku gjendet edhe lojtari nga Kosova, anëtar i FC Liburni nga Gjakova Halim Selmanaj, i cili gjendet në vend të dytë, pas Cristiano Ronaldos në vend të parë.

Pas fitimit të Topit të Artë, Ronaldo është nderuar edhe me një arritje të madhe, atë të shënuesit më të madh në vitin kalendarik në garat e organizuara nga UEFA.

Në vitin kalendarik në përfundim e sipër, Ronaldo arriti 19 gola në Ligën e Kampionëve për Real Madridin dhe tetë tjera në Kualifikimet për Kupën e Botës për Portugalinë.

Befasia e madhe ka të bëjë me vendin e dytë i cili është rezervuar nga futbollisti nga Kosova, Halim Selmanaj, i cili luan futsall me skuadrën e Liburnit.

Selmanaj gjendet në pozitën e dytë me 21 gola të shënuara, ku nga to 12 vijnë nga garat evropiane të futsallit me ekipet dhe nëntë tjera me kombëtaren e Shqipërisë.

“Më i afërti me Ronaldon ishte Halim Selmanaj i futsallit. 25-vjeçari arriti të shënoj 12 herë në garën UEFA Futsal për Liburnin, ndërsa për Shqipërinë ai shënoi nëntë herë në kualifikueset e UEFA Futsal EURO 2018”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndryshe, Selmanaj llogaritet njëri nga talentet më të mëdhenj shqiptar në vitet e fundit, teksa në ligën e Kosovës në futsall ka respekt të madh për të.

Pas këtij publikimi I entuziazmuar është treguar kryetari I FC Liburn , Abaz Beqa, I cili në FB ka shkruar:

“Sa krenar me këta djem që po na përfaqësojnë Gjakovën dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare. Të gjithë mburremi më këtë talent që u rrit në Fc Liburn, kryesia, tifozët bashkëlojtarët dhe trajnerët që punuan me të ndihen krenar me ty. Çdo gjë arrihet me punë dhe përkushtim, Faleminderit Lima qe po na bën mu ndie krenar me ty. Gjithmonë Kuq e Zi”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *