Sipas informacioneve nga drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport si dhe nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, dy institucione këto që e menaxhojnë dhe e mbikëqyrin objektin e Sahat-kullës, tashmë ka përfunduar tenderi dhe është përzgjedhur kompania e cila do ta sigurojë mekanizmin e orës, ndërsa për ta bërë këtë i është caktuar një afat prej 3 javësh. Krahas këtij investimi, që sipas tenderit pritet të kushtojë rreth 2.500 euro, komuna ka investuar edhe rreth 1.000 euro tjera në rregullimin e kulmit dhe ndriçimit të këtij objekti me rëndësi kulturore e historike për Gjakovën.