Thursday, March 28, 2024
Aktuale

Seshpejti vihet ne funksion Ura e re

Deri në fund të javës  së ardhshme mundë të vëhet  në funksion Ura mbi lumin Llukac. Komuna ka njoftuar se me intensitet të shtuar janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e urës së re në dalje të qytetit në drejtim të Prizrenit. Pas vendosjes së bazës fillestare,  ka filluar betonimi i urës, një proces që do të përcillet me asfaltimin e saj. Sipas punëkryesit, kjo fazë e fundit do të zgjasë rreth 5 ditë dhe pas këtij afati ura pritet të jetë e gatshme për qarkullim.


Të rikujtojmë se ura e re po ndërtohet në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e unazës së qytetit, projekt ky që po financohet nga ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Gjakovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *