Wednesday, April 3, 2024
Kulturë

Shënohet 140 vjetori i Aleksandër Mojsiut

Në 140 vjetorin e lindjes, qyteti i Gjakovës ka përkujtuar  aktorin e madh shqiptar, Aleksander Mojsiu.  Me këtë rast të enjten mbrëma është bërë  promovimi i dy librave të shkruara njëra për tjetrën nga autori Isak Guta. Për brendinë e librit “Mojsiu dhe bëma e librit” , ka folur krijuesi  Muharrem Kurti, i cili ka veçuar punën e autorit në dokumentimin e veprimtarisë së kolosit të skenës botërore, Aleksandër Mojsiu. Ndërkaq  Engjëll Berisha, në kumtesën e tij për  librin “Emblema”, ndër të tjera ka thënë se “vetëm duke i lexuar librat në fjalë e kuptojmë se sa pak dimë për një emblemë të teatrit botërorë, siq ishte Aleksandër Mojsiu”. Në këtë event letrar ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Ardian Gjini,  nën patronatin e të cilit u zhvillua edhe kjo ngjarje kulturore, I cili u shpreh falenderues që autori i librit prezentoj figurën e Moisiut përmes veprave të tij në qytetin e Gjakovës. Kjo ngjarje u mbyll me shfaqjen e filmit dokumentar “Sipari“ me autorësi dhe regji të Isak Guta, I cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij promovimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *