Shënohet 27 Prilli-Dita Kombëtare e të Pagjeturëve të Kosovës
Shoqata “Thirrjet e nënave”Gjakovë, në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 27 Prillit- Ditës Kombëtare të të Pagjeturve të Kosovës, bënë me dije se me datë 24 Prill (e mërkure) nga ora 12:30 bëhen homazhe në varrezat e Martirëve të Kombit në kodrën e Çabratit.
Për nderë të kësaj dite të shënuar në mënyrë të organizuar në orën 13:00 i bëhet vizitë shtëpisë Muze të familjes Halim dhe Ferdonije Qerkezi ku në këtë shtëpi nga forcat serbo malazeze, më datë 27 Mars 1999 u rrëmbyen 11 meshkujt, ndër ta kryefamiljarin Halimin me katër djemtë: Artani, Armendi, Ardijani dhe Edmondi 14 vjeçar, nipi Vegim Kasim Qerkezi, miku Shpejtim Ymeraga, Skender Dylhasi me djalin Myrtezain dhe vëllezërit Fatos dhe Shpend Jetishi.