Saturday, December 28, 2024
AktualeLajme

Shënohet 8 Marsi

Komuna e Gjakovës me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të gruas ka mbajtur takim urues me gratë e profileve të ndryshme ku u fol për mundësitë, potencialet dhe kurajën që duhet ta kenë femrat për një shoqëri të avancuar,pavarësisht pengesave dhe paragjykimeve.

8-marsiKryetarja Mimoza Kusari Lila ka kujtuar nismat për drejtësi të grave në Çikago të SHBA-ve, dhe si kryetare e parë femër e një Komune në Kosovë ka sjellur shembuj se si duhet sfiduar kohërat, paragjykimet dhe rrethanat dhe në këtë kontest ka sjellur një shembull nga parlamenti i Kosovës që ka të bëjë me përfshirjen numerike të grave, duke bërë pyetje retorike se nuk duhet pyetur se çfarë bëjnë ai tridhjetë përqindësh i grave në parlament, por çfarë bënë shtatëdhjetë përqindëshi, që ndokush prej tyre merr një, dy dhe tre mandate dhe pos që nuk u dëgjohet zëri, nuk u mësohet as emri. Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka sjellur si mesazh citatin e sekretares amerikane të shtetit, Medlin Olbright, e cila ka pohuar se ka një ferr të posaçëm për gratë që nuk mbështesin gratë, e ne, pohoi shtoi kryetarja Mimoza Kusari Lila, nuk dëshirojmë të shkojmë në ferr port ë mbështesim njëra tjetrën.

Ku takim urues për 8 Marsin ka nisur me një minutë heshtje për asambleisten e ndjerë Gjylgjyzare Xharavina, e cila ka qenë edhe kryetare e Grupit të Grave të Asambleiste. Ndërkaq, urime dhe mesazhe për fuqizimin e gruas kanë sjellur edhe Lumnije Shllaku, udhëheqëse e Zyrës për Barazi Gjinore,  kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Luan Gola,  kryetarja e Grupit të Grave Asambleiste, Sevdije Haxhibeqiri, kryeprokurorja Shpresa Bakija, deputetja e parë, Mevlyde Saraçi, veteranja e arsimit Nanije Deva,  etj.

Edhe gratë pesnioniste të Gjakoves në ambijentet e shoqates së Pensionistëve, për nder të 8 Marsit,  kanë kaluar caste të këndshme në ritmin e muzikës së Grupit ‘Ashikët’ nga Gjakova.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 Marsi, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në ora 18:00 mbahet koncert festiv me pjesmarrës, Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” pastaj solistet, Festina Mejzini, Arbëresha Maloku, Melita Bytyqi Cana dhe Vesa Smolica, Art Design,Ansambli  i valleve, Fiona Ymeraga me Poezi dhe me pika humoristike nga Altina Kusari