Komuna e Gjakovës me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të gruas ka mbajtur takim urues me gratë e profileve të ndryshme ku u fol për mundësitë, potencialet dhe kurajën që duhet ta kenë femrat për një shoqëri të avancuar,pavarësisht pengesave dhe paragjykimeve.
Ku takim urues për 8 Marsin ka nisur me një minutë heshtje për asambleisten e ndjerë Gjylgjyzare Xharavina, e cila ka qenë edhe kryetare e Grupit të Grave të Asambleiste. Ndërkaq, urime dhe mesazhe për fuqizimin e gruas kanë sjellur edhe Lumnije Shllaku, udhëheqëse e Zyrës për Barazi Gjinore, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Luan Gola, kryetarja e Grupit të Grave Asambleiste, Sevdije Haxhibeqiri, kryeprokurorja Shpresa Bakija, deputetja e parë, Mevlyde Saraçi, veteranja e arsimit Nanije Deva, etj.
Edhe gratë pesnioniste të Gjakoves në ambijentet e shoqates së Pensionistëve, për nder të 8 Marsit, kanë kaluar caste të këndshme në ritmin e muzikës së Grupit ‘Ashikët’ nga Gjakova.
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 Marsi, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në ora 18:00 mbahet koncert festiv me pjesmarrës, Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” pastaj solistet, Festina Mejzini, Arbëresha Maloku, Melita Bytyqi Cana dhe Vesa Smolica, Art Design,Ansambli i valleve, Fiona Ymeraga me Poezi dhe me pika humoristike nga Altina Kusari