Asambleja Komunale e Gjakovës datën 14 Maj e ka caktuar si ditë të dëshmorëve të komunës sonë. Kjo datë me rёndёsi pёr historinë tonë tё re po shënohet me qëllim që nё kujtesën historike tё qytetarëve tё komunës sonë, tё familjeve tё dëshmorëve, tё invalidëve dhe veteranëve tё luftës sё UÇK- sё tё kujtohet dhe shënohet si ditë sakrifice e tё gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë, pavarёsinё dhe demokracinë e Kosovës. Për të shënuar sa më dinjitetshëm këtë datë, Komuna e Gjakovës organizojë aktivitete të ndryshme. Paradite u vunë kurora dhe u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të komunës, ndersa në fshatin Ponoshec u mbajt ceremonia e gurëthemelit në varrezat e dëshmorëve .
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari i komunës, Pal Lekaj ka thënë se duke kujtuar dhe nderuar dëshmorët, nderojmë edhe vendin tonë, nderojmë ata të cilët dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.
“Dëshmorët dhe të gjithë të rënët për liri dhe amaneti që kanë lënë ata, duhet të jetë gjithmonë udhërrëfyes për punën tonë të përditshme”- ka thënë Lekaj, ndërkohë që sipas tij, vënia e gurit themeltar për këto varreza, tregon përkushtimin e komunës për të vazhduar investimet në rregullimin e vendeve përkujtuese për të rënët për liri.
Si çdo vit edhe kesaj radhe u mbajt Akademia solemne -shoqëruar me program artistik nga nxënësit e Shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, e cila u mbajt në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës.
Kryetari komunes Pal Lekaj ne fjalen e tij pergezoje familjet e deshmoreve, veteranet e luftes se UCK_se , familjaret e te pagjeturve dhe mysafiret tjere per Diten e Deshmoreve duke vlersuar larte kontributin e tyre.
“Dëshmoret janë të flijuarit e lirise qe ne sot po e gezojme, janë ata që shkruan historinë tonë. Të rënët janë nderi dhe borxhi ynë ndaj tyre dhe se përkushtimet për të si dhe për familjet do jenë obligimi ynë i përhershëm”, tha Lekaj duke shtuar se ditët e lavdishme të epopeve janë atribut moral i çdo populli.
Nderkaq ne emer te Veteraneve te UÇK-së foli kryetari Shoqates Sadri Hoxha
“Keta deshmore e deshen me shumë atdheun se sa veten prandaj per atdhe e për lirinë që po e gëzojmë ranë për të mos u harruar kurrë, ” tha Hoxha.
Institucionet komunale dhe shkollat për nder kësaj feste sot pushojnë.
Nga viti i ardheshem, Dita e Deshmoreve do të shënohet me 17 Maj, pasi që Asamblea Komunale ka marrë vendim të ri sipas kerkeses se Shoqates së Veteraneve te UCK_së në Gjakovë.