Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

Shënohet Dita e Fëmijëve

Sot është një Qershori, dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve dhe  shtetit tek ata. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive. 1 Qershori edhe në Gjakovë si në  mbare boten,  u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Me organizim të Kuvendit Komunal për nder të 1 qershorit sot ishte planifikuar që prej orës 12.00 në Gjakovë të organizohet paradë me fëmijët e qytetit, mirëpo për shkak të motit  me reshje shiu, kjo paradë është shtyer për datën 4 qershor. Ndërkaq sot në lokalet ekuvendit komunal do të bëhet edhe shpërndarja e dhuratave për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për fëmijët me përkujdesje prindore.

Fëmijë me nevoja të veçanta nga komuna e Gjakovës sot janë mbledhur në ditën e tyre ndërkombëtare të fëmijëve, për të ndarë gëzimin që u sjellë kjo festë. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve sot në restaurantin “Shkorpion”  organizojë   tryezën  me temën “Edhe unë jam si ti”,  ku u  debatua për kujdesin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Fillimisht fëmijëve “Një qershorin” dhe mirëseardhje u urojë Gjylgjyzare Xharavina, kryetare e Grupit të Grave Asambleiste të Gjakovës, ndërkohë që pedagogia Blerina Lila dhe psikologia Afërdita Dema mbajtën një ligjëratë me temën “Rëndësia e integrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Mimoza Kusari Lila , zëvendës kryeministre dhe ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përgëzojë vogëlushët për festën e tyre duke përsëritur zotimin e Institucioneve dhe të shoqërisë kosovare për një kujdes të vazhdueshëm ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

Mimoza“Gjithë fëmijet janë lule . Të gjitha nënat nisen me bindjen e pamjes së fëmijut të tyre, i paramendojnë ata si një kopsht me trëndafila, por në fakt, rastisin në kopsh me tulipanë. Që të dyja janë lule që duan kujdes të shtuar” theksoi ministrja Kusari – Lila.

Më tutje Kusari Lila tha : ” Urojë që për këtë festë të gjithë fëmijët të jenë të rrehtuar me dashuri dhe me kushtet të meritura. Ne si shoqëri duhet të bëjmë sa më shumë që ju të ndjeheni si lule. Urime dita e fëmijëve me  shpresë,  hare, gëzim për gjithë fëmijët e Kosovës dhe të botës.”