Këtë e ka konfirmuar shefi i këtij reparti Ilir Grezda, i cili ka njoftuar se aktualisht janë 24 pacientë që po shërohen nga varshmëria e drogës, duke përdorur trajtimin me substancën e njohur METADON. Grezda ka bërë të ditur se pacientët janë nga vende të ndryshme por ka edhe nga komuna e Gjakovës. Një veçori që vlen të përmendet është fakti se shumica e pacientëve vendas janë nga lagja komunitare Kolonia, lokacion ku kohëve të fundit ka filluar të shpeshtohet në masë të madhe përdorimi i drogës.
E vet pacientët të cilët po trajtohen në këtë repart, kanë thënë se jeta e tyre ka marrë kahe pozitive prej momentit kur kanë vendosur të largohen nga droga. Ata e pranojnë se shërimi i plotë nga kjo varshmëri është proces i vështirë që kërkon shumë sakrifica, por falë ndihmës së pakursyer dhe afërsisë që u ofrohet në këtë repart, ata po arrijnë të kenë sukses dhe të largohen nga e keqja e quajtur narkomani.