Shfaqet premiera e mjuziklit “Arjeta dhe Gëzimi”
Salla koncertale e shkolles se muzikes “Prenk Jakova” ka shperthyer nga duartrokitjet duke shpërblyer talentin e pjesemarrësve të mjuziklit “Arjeta dhe Gezimi”, sipas skenarit të Ilir Gjocajt, me muzikë të Trimor Dhomit dhe në regji të Georg Darvas-it.
Rreth 70 anëtarë të këtij mjuzikelli janë prezantuar me një lojë të shkëlqyer skenike, që në fakt ishte një gërshetim i lojës, këndimit dhe interpretimit të orkestrës që ka funksionuar në harmoni të plotë brenda gjithë trupës.
Muzika origjinale është kompozuar nga Trimor Dhomi, i cili ka mbetur tejet i kënaqur me prezantimin e mbrëmshëm të të gjithë aktorëve. Në dy rolet kryesore, atë të Gëzimit dhe Arjetës janë paraqitur Vali Kuqi dhe Edonjeta Hajdari, ndërkaq libretin e këtij mjuzikelli, një histori dashurie ndërmjet dy të rinjve që sapo kanë përfunduar maturën, e ka shkruar Ilir Gjocaj.