Thursday, April 4, 2024
Aktuale

SHI “Jakova” shënon 90 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Rexhep Hoxha, disa orë para vdekjes

Shoqata e Intelektualeve “JAKOVA”, në 60-vjetorin e botimit të romanit “Lugjet e verdha” dhe 90-vjetorin e lindjes së Prof. REXHEP HOXHA, të enjten mbrëma në ambientet e hapura në Parkun “Ali Podrimja” organizoi Akademi Nderimi duke e pritur edhe prezencën e vet shkrimtarit, por që disa orë pas kësaj mbrëmje erdhi lajmi për vdekjen e tij. Pas një sëmundje të shkurtër sot ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha i cili ditë më parë u nderua me mirënjohjen Nderi i Gjakoves.. Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”. Pos këtyre të fundit ai shkroi edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”.

 

E pikërisht për romanin e parë, Lugjet e vredha u bë fjalë edhe në akademinë e mbrëmshme . Në këtë akademi ligjëruan: profesorët Kadrush Radogoshi dhe  Arben Hoxha si dhe u evokuan kujtime dhe u lexuan pjesë nga krijimtaria e tij. Edhe me këtë rast u tha se Rexhep Hoxha edhe në moshën e tij të shtyer , nuk u tërhoq nga betejat, për një shoqëri të lirë, për një art të lirë, për një Kosovë me punë, dhe të lumtur. Shoqata e Intelektualëve Jakova, përmes kryetarit

Ruzhdi Sefa pasi e vlerësoi lartë kontributin e tij i ndau mirënjohje të cilën e pranuan familjarët e tij. Duke e pranuar mirënjohjen e shoqatës së intelektualëve Jakova , djali tij Shpendi u shprehë falënderues për organizatorët dhe vlerësimet për shkrimtarin Rexhep Hoxha. Shpendi kishte sjellë nga Prishtina në Gjakovë edhe një porosi të babait për ti lexuar disa poezi para audiencës në këtë organizim. Ndërkaq nuk e la pa i përmendur edhe disa vlera të larta që ua la trashëgimi familjes dhe shoqërisë.

Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd. Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Ngushëllime me rastin e vdekjes së Rexhep Hoxhës u drejtuan nga të gjitha anët . Ngushëllime sot ka shprehur edhe komuna e Gjakovës. “Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të letërsisë për fëmijë, Rexhep Hoxha. Komuna e Gjakovës shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve dhe gjithë komunitetit të shkrimtarëve. Rexhep Hoxha do të kujtohet gjithmonë përmes veprave që ia la trashëgim letërsisë shqipe”, thuhet në njoftim. Varrimi i të ndjerit u bë sot(e premte),  në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Shirat bijnë

Poezi nga Rexhep Hoxha

Diell mos pafsha me sy
n’luajsha me ty,
Kosovë,
tokë trëndafilash,
ti lindja ime dhe varri,
ti dorë martine,
shqipe me krahë zjarri,
ti besë e përjetësuar,
që vdes vetëm atëherë
kur dielli
për herë të fundit perëndon,
kur jeta shkon,
s’ka njerëz,
kur s’ka stinë,
s’ka lule,
s’ka pranverë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *